DETAJET / Çështja për pronën, gjyqtari mbërriti i pajetë në spital, të plagosur edhe babë e bir (EMRAT)

6 October 2025, 16:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJET / Çështja për pronën, gjyqtari mbërriti i
Gjyqtari Astrit Kalaja

Identifikohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ditën e sotme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Sipas informacioneve, autori është Elvis Shkambi, 30-vjeç, nipi i Gjon Shkambit, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ai ishte palë në procesin gjyqësor ditën e sotme për një çështje prone.

Elvis Shkambi ka arritur të hyjë i armatosur brenda sallës së gjyqit, dhe ka hapur zjarr drejt gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe dy personave të tjerë, babë e bir, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir.

Fatkeqësisht, Gjyqtari Kalaja nuk ka arritur t’i mbijetojë një plage me armë zjarri në gjoks dhe ka mbërritur i pajetë jetë në spital.

Ndërsa të plagosurit, Rakip Kurtaj ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, dhe djali i tij ka plagë të lehta në dorë.

Pamje nga vendngjarja:


Video