Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu/ Masë ARRESTI për mjekun, Roland Xhaxho dhe vajzën e tij, Ina!

6 October 2025, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu/ Masë ARRESTI për mjekun,
Roland Xhaxho/ Brian Spahiu/ Ina Xhaxho

Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu.

Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.

Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.

Si ndodhi ngjarja që tronditi Shqipërinë:

Gjithçka ndodhi në datën 28 shtator 2024.

Brian Spahiu u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë.

Sipas dëshmive, mjeku anestezist Roland Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.

Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 tetor, i vogli ka humbur jetën. 


Video