VIDEO/ "Ka fëmijë brenda o kafshë", fadromat gati të rrafshojnë kopshtin në Kombinat, banorët në revoltë!

6 October 2025, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Ka fëmijë brenda o kafshë", fadromat gati
Zona e Kombinatit

Prishja e një kopshti në zonën e Kombinatit, ka revoltuar banorët e zonës të cilët janë bërë gardh përpara efektivëve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar ndaljen e punës së fadromave shtetërore.

Madje, sipas banorëve, në ambientet e kopshtit që do të prishet me fadroma, ka ende fëmijë.

Por, siç shihet dhe nga pamjet, mjetet e rënda kanë nisur shembjet.

"Ka fëmijë brenda o kafshë", dëgjohet të thotë një banor që është afruar pranë kordonit të policëve.


Video