Çështja "Balluku"/ Manja pyet SPAK: Kush është intimiduar? Prokurorët: Ja kush janë kërcënuar!

23 Shkurt 2026, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla/ Ulsi Manja

Anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen e saj.

Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?

Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur.

Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?

Prokuroria: Jo.

Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.

Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.


Video