Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pamjet që shihni tregojnë dëmtimet që ka pësuar rruga Prrenjas-Librazhd.
Siç shihet nga pamjet me dron, në vendin “Arrat e Gurrës” toka ka pësuar rrëshqitje, duke bërë që rruga të mbyllet, pasi dëmet janë të mëdha, ndërsa rrezikohet jeta e çdo personi që mund të kalojë mbi të.
Nga pamjet në fjalë shihet se si ka devijuar rruga, ndërsa një pjesë e asfaltit është spostuar.
Kujtojmë se rruga do të hapej sot në mesditë për automjetet, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, ndërsa lëvizja është pezulluar.