Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Togat e zeza të Tiranës kanë nxjerrë nga qelia 18 protestuesit e Partisë Demokratike, të cilët Policia i ka identifikuar si "grupi i zjarrit" që shfaqet në çdo tubim dhe është përgjegjës për aktet e dhunës e shishet e molotovit.
Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë "detyrim për paraqitje".
Veprimet e policisë pas protestës kanë qenë nën monitorimin e Avokatit të Popullit ku nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës ku ka marrë dëshmitë e të ndaluarve.