EMRI/ Kapen edhe 2 mijë litra të tjerë nafte kontrabandë, arrestohet një person dhe procedohet një tjetër

14 September 2022, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kapen edhe 2 mijë litra të tjerë nafte kontrabandë,
Foto ilustruese

Rritja e çmimit të naftës, duket se ka shtuar edhe më shumë kontrabandën me këtë produkt në vendin tonë.

Policia e Tiranës njofton se ka sekuestruar 2 mijë litra naftë kontrabandë dhe një pomë nafte dhe si rezultat ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër.

Në kuadër të operacionit "Diesel 2" është arrestuar shtetasi Baftjar Sala dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë.

"Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Baftjar Sala ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Baftjar Sala në rrugën "Azem Galica" u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë." thuhet në njoftimin e Policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video