EMRI/ Grabitësit rrahin barbarisht të moshuarën në Korçë, e lidhin dhe i vjedhin 10 mijë euro

5 January 2023, 18:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Grabitësit rrahin barbarisht të moshuarën në
Foto ilustruese

Një e moshuar në fshatin Pirg të Maliqit, ka denoncuar vjedhjen e banesës. Denoncimi është bërë me 29 dhjetor të vitit që lamë pas por është bërë publik vetëm sot, pas denoncimit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Më datë 29.12.2022, rreth orës 02:50, shtetasja Luljeta Hoxha, 67 vjeçe, banuese në fshatin Pirg, Maliq, ka njoftuar se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka marrë me forcë, në banesën e saj, një shumë parash".

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më herët, Berisha publikoi në rrjetet sociale denoncimin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se bëhet fjalë për shtetasen, Luljeta Hoxha, pensioniste.

Sipas denoncimit, 67-vjeçares, i kanë hyrë në banesë rreth orës 02:00 pas mesnate disa persona të maskuar, e kanë rrahur barbartisht, e kanë lidhur dhe i kanë grabitur 10 mijë euro. E moshuara, ndodhet ende në spital pas dhunimit nga grabitësit.

Reagimi i Berishës:

Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital.
Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Fillimisht me lejoni t'ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi.
Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar , rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme , ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro.
Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces.
Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.


Video