E motra zhvati korçarët me mashtrime/Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Pogradec, por mban postin e drejtorit të UKT

5 January 2023, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E motra zhvati korçarët me mashtrime/Jep dorëheqjen
Johan dhe Viola Sterjo

Ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo.

Ky vendim i tij ka ardhur, pasi motra e tij Viola Sterjo, u arrestua, pasi kishte mashtruar disa qytetarë nga Korça dhe nga Pogradeci, duke iu marrë qindra mijëra euro, duke iu premtuar favore për grante përmes skemës së AZHBR-në .

Burime pranë Bashkisë Pogradec bëjnë me dije se Johan Sterjos i është kërkuar të japë dorëhqejen pas arrestimit të të motrës.

Gjithsesi, ai vazhdon ta mbajë postin e drejtorit të UKT-së Pogradec dhe degët e partive opozitare lokale, i kanë kërkuar të japë dorëheqjen edhe nga ky post.


Video