Zbulohet emri, kush është pronari i fabrikës që u përfshi nga flakët

5 January 2023, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet emri, kush është pronari i fabrikës që u
Fabrika në flakë

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu një fabrikë të prodhimit të sfungjerit në fshatin Katund i Ri të Elbasanit.

Mësohet se fabrika është në pronësi të shtetasit Florenc Salibashi, ndërsa e gjithë zona është përfshirë nga një re e madhe tymi. Shkaku i rënies së zjarrit dyshohet se është bërë një defekt në sistemin elektrik.

Fabrika e sfungjerit në pronësi të Florenc Salibashit ushtronte aktivitetin prej vitesh, pa pasur asnjë problem të raportuar më parë.

“Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Video