EMRI/ Kush është shqiptari që "hiqej" si vajzë në Messenger, i zhvat 18 mijë euro italianit

1 Dhjetor 2022, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një rast i paprecedentë i krimit të pasionit ka ndodhur në provincën e Foxhias në Itali, ku një 41-vjeçar shqiptar duke u shtritur si vajzë dhe fillimisht me mashtrim e më pas me kërcënime i ka grabitur 18 mijë euro një shtetaasi Italian.

Vepra penale është kryer në grup nga shqiptari dhe miq të tij, ndërsa policia ka arrestuar në Milano, shtetasin Ervin Sopi që besohet se ishte organizatori i grupit.

Gjyqtari hetues i gjykatës së Lombardos ka cilësuar të drejtë arrestimin duke urdhëruar burgosjen e 41-vjeçarit.

Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në flagrancë: një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foxhias) dhe Leonardo Rodriquens, një 29-vjeçar nga Manfredonia.

Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të marrë paratë, ndërsa identifikimi i tyre u bë i mundur falë denoncimit të viktimës.

Viktima e mashtrimit tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare.

Në mesazhe, e reja i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me vazjën shqipatre, viktima i dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia.

Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan e pretenduar, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera. Viktima e acaruar ka ndërruar edhe numrin e telefonit, por kërcënimi ka vazhduar në numrin e babait të tij.

Të rraskapitur babë e bir pranuan t’u jepnin edhe një mijë euro dhe në momentin e dorëzimit fotografuan dy bashkëpunëtorët që u arrestuan nga policia.

Video