EMRAT/ Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, vdes një person, shembet një pjesë e banesës

7 May 2023, 07:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, vdes një
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi brenda një banese dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Bombola e gazit ka shpërthyer tek banesa e çiftit të moshuar Mustafa dhe Alije Kosova, 86 vjeç dhe 84 vjeçe.

Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin të gjallë prej aty vetëm Mustafa Kosovën, ndërsa trupi i bashkëshortes së tij, Alije Kosova, fatkeqësisht është nxjerrë i pajetë. 

Mustafa Kosova  është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen "11 Janari".

Në vendngjarje  ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video