28-vjeçarja shqiptare në Itali vritet me plumb në kokë nga partneri i saj

6 May 2023, 16:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
28-vjeçarja shqiptare në Itali vritet me plumb në kokë nga
Foto ilustruese

Një vajzë me origjinë shqiptare në Itali është vrarë me armë zjarri në Savona. Viktima është Daniela N., sipas mediave italiane. Ajo u qëllua me një plumb në kokë nga i dashuri i saj, një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate për motive xhelozie.

Autori u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit. Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë dhe kërkoi ndihmë mjekësore për 28-vjeçaren shqiptare pasi e qëlloi.

Por fatkeqësisht ishte shumë vonë për shqiptaren. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori u arrestua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai i tha policisë se ngjarja ndodhi pas një debati me të dashurën e tij shqiptare, e cila kërkoi t’i jepte fund lidhjes. Sipas tij, të dy u grindën. Ai tha se 28-vjeçarja e ofendoi për origjinën e tij afrikane. Autori humbi qetësinë dhe e qëlloi me armë.

27-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka qarë gjatë marrjes në pyetje nga policia.


Video