EMRAT/ 'Neglizhencë TOTALE në mjekim, u VDES pacienti në rrugë', dërgohen për gjykim 5 mjekë në Fier!

27 November 2023, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ 'Neglizhencë TOTALE në mjekim, u VDES pacienti në
Spitali FIER

Pesë mjekë të spitalit rajonal Fier janë marrë të pandehur dhe Prokuroria ka dërguar dosjen për gjykim për akuzën e ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’.

Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale.

Mjekët 

Ledjusa Muhametaj

Enton Dore

Agim Sulaj

Aleks Sulejmani 

Ndriçim Bala


Video