Aksidenti i 3 të miturve me makinë në Sarandë, vdes në spital 14-vjeçari

27 November 2023, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti i 3 të miturve me makinë në Sarandë, vdes në

Aksidenti në Sarandë

Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga një aksident në aksin Stjar-Bajkaj në Sarandë (21 nëntor), teksa po udhëtonte bashkë me dy shokët e tij të mitur dhe shofer ishte një 14-vjeçar!

Arjol Dervishaj, nga Vllahati, i cili ishte pasagjer, mbeti i dëmtuar rëndë në kokë, dhe u transportua në spitalin e ‘Traumës’ me helikopeter për mjekim më të specializuar, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dy të miturit e tjerë, 13 dhe 14 vjeç, po ashtu ndodhen në spital në gjendje të stabilizuar.

Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin, pronari i makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës. 

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntori, kur 14 vjeçari po drejtonte automjetin tip ‘Benz’ humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi jashtë rrugës në një përrua.

 


Video