Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, ndahet nga jeta Thanas Konini

26 November 2023, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Solisti i këngës “Dua më shumë
Thanas Konini

Thanas Konini nuk jeton më. Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u nda nga jeta këtë të diel në moshën 71-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. 

Konini ishte pjesëtar i Korit Lira, prej rinisë së tij. Ai do të mbahet mend për interpretimin si solist të këngëve “Dua më shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sy të zinj”.

Solisti i këngës “Dua më shumë

Teatri Korçës ka shprehur ngushëllimet e ndjera dhe mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në jetën artistike të qytetit.

“Ikja e Koninit është një humbje për qytetarinë Korçare, Korin “Lira”, artdashësit që e duartrokitën gjithë jetën zërin e tij të rrallë”, shkruhet në postim.


Video