EMRAT: Kush janë punonjësit e FSDKSH dhe CFO Pharma të përfshirë në skemën e mashtrimit me barnat e rimbursueshme

4 Nëntor 2025, 09:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Pas disa muajsh hetimesh, Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbulojë një skemë të gjerë mashtrimi me barnat e rimbursueshme “Foster” dhe “Trimbow”, ku janë përfshirë drejtues të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe kompani farmaceutike.

Në përfundim të hetimeve, janë dhënë tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në qendër të hetimit ndodhet kompania “CFO Pharma”, me drejtues Nadir Çausholli dhe e administruar nga Frigul Milla, i cili është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” ka paraqitur fatura dhe inventarë fiktivë për të përfituar fonde të rimbursimit nga shteti.

Mes të hetuarve janë edhe ish drejtori i përgjithshëm i FSDKSH, Spartak Zekja, i cili është arrestuar, si dhe punonjëset e institucionit Zade Mali, Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti, ndaj të cilave janë caktuar masa ndalimi dhe pezullimi nga detyra. Po ashtu, masë sigurie “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitjeje” është vendosur për Alba Zylfon, Jona Berberin dhe Lorela Ballabanin, të dyshuara për përfshirje në veprimet fiktive dhe fshehjen e të ardhurave.

 


Video