Ekzekutimi i 62-vjeçarit nga RENEA në Maliq, reagon Balla: Policia e Shtetit zbatoi ligjin

12 August 2023, 09:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutimi i 62-vjeçarit nga RENEA në Maliq, reagon Balla: Policia e
RENEA ne aksion

Pas eliminimit nga RENEA të 62-vjeçarit që ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe djalin dhe më pas hapi zjarr ndaj efektivëve të Policisë, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Sipas tij Policia e Shtetit zbatoi Ligjin, ndërsa apeloi që çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin. Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, tha Balla.

Ramiz Muçollari humbi jetën pas shkëmbimit të zjarrit që pati me efektivët e RENEA-s. Ai nuk pranoi të dorëzohej pas disa orësh negociata dhe qëlloi me armë ndaj tyre duke ua rrezikuar seriozisht jetën.

 

 


Video