Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kjo e premte i ka gjetur shoferët të bllokuar në disa prej akseve rrugore të rëndësishme të vendit.
Trafiku ka ardhur për shkak edhe të fluksit të lartë të pushuesve që këtë të premte kanë zgjedhur t'i drejtohen bregdetit.
Në hyrje të qytetit të Pogradecit ka patur trafik të rënduar dhe një radhë për mbi 3 kilometra, por kjo është shkaktuar edhe nga kontrollet policore.
Trafik gjatë ditës së sotme ka patur edhe aksi Tiranë-Elbasan.
Rrugët dytësore në afërsi të Shëngjinit gjithashtu kanë hasur trafik të rënduar.
Ndërsa një prej akseve me trafikun më të lartë, ku radha e makinave ka kaluar 5 kilometra, ka qenë ai Sarandë-Ksamil.