Njoftimi: Zyrat për e aplikimit për pasaportat dhe kartat ID të hapura edhe të shtunën

11 August 2023, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Njoftimi: Zyrat për e aplikimit për pasaportat dhe kartat ID të
Zyra e IdentiTek


Zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” kanë bërë me dije se është vendimi është marrë për të lehtësuar shërbimin për qytetarët, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi.

Procedura për aplikim për pasaportë biometrike bëhet në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni. Së pari, duhet blerë një kupon te çdo zyrë e Postës Shqiptare.

Nëse aplikoni për herë të parë, duhet të plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, ky formular nuk është i nevojshëm.

Aplikimin për ID kartë duhet bërë në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.


Video