Si kandidati për president i ekzekutuar në Ekuador denonconte lidhjen e qeverisë me mafian shqiptare (FOTO)

11 August 2023, 17:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si kandidati për president i ekzekutuar në Ekuador denonconte lidhjen
Fernando Villavicencio


Kandidati për president në Ekuador, Fernando Villavicencio, i ekzekutuar pak ditë më parë nga grupet kriminale në vend, kishte denoncuar disa herë mafian shqiptare të trafikut të kokainës.

Ish-ligjvënësi Villavicencio, i cili ishte gjithashtu edhe një gazetar investigativ anti-korrupsion kishte deklaruar se do t'i shpallte luftë karteleve kriminale të kokainës kur të vinte në pushtet.

Ekuadori gjatë viteve të fundit ka përfunduar në një spirale të dhunshme krimi nga kartelet e drogës, duke u kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme të furnizimit me drogë të Europës.

Në 18 mars të këtij viti, Villavicencio kishte shpërndarë në profilin e tij në tëitter një shkrim investigativ të Daily Mail me titull "Bandat shqiptare po sjellin drogë nga Ekuadori në Britaninë e Madhe".

Si kandidati për president i ekzekutuar në Ekuador denonconte lidhjen

Ai dyshohet se u ekzekutua nga anëtarët e grupimit kriminal "Los Lobos" ose Ujqërit, të cilët mendohet se kanë deri në 8000 anëtarë, shumica e të cilëve drejtojnë botën kriminale nga burgjet e Ekuadorit.

Po në mars të atij viti, Villavicencio kishte akuzuar qeverinë e vendit të tij dhe veçanërisht presidentin Guillermo Lasso si të lidhur me mafian shqiptare.

Si kandidati për president i ekzekutuar në Ekuador denonconte lidhjen

"Në raportin e ElGranPadrino ata mblodhën audio dhe raporte të rrjedhura që akuzonin Lasso se ishte i lidhur me mafian shqiptare. Por, në fajësim ata zhdukën shqiptarët, në të vërtetë, ata pothuajse e eliminojnë Shqipërinë nga harta botërore", shkruante ai në mars të këtij viti.

Ai thoshte se nga një hetim për krerët e mafias, me ndikimin e qeverisë ishin hequr të gjitha lidhjet, faktet që përfshinin mafian shqiptare.

Sipas një investigimi në atë kohë, tre shqiptarë me kodet "HD Dibra", "HD Barrioso" dhe "HD Maximo" u raportuan se kishin lidhje të forta me qeverinë ekuadoriane dhe kartelet e kokainës.

Si kandidati për president i ekzekutuar në Ekuador denonconte lidhjen
Mafia shqiptare në Ekuador

Një prej emrave më të njohur të botës së krimit, Dritan Rexhepi, u lirua pikërisht nga burgu i Ekuadorit, dyshohet pas ndërhyrjeve të forta në qeveri, që i ndryshuan atij masën e vuajtjes së dënimit.



Video