FOTO: Tornado pazakontë rëre në Korçë

11 August 2023, 21:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Tornado pazakontë rëre në Korçë
Stuhia e rërës në Korçë


Një fenomen i pazakontë meteorologjik është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Stuhia e quajtur "Erozion eror", i njohur në anglisht si "Dust devil", është formuar në një fushë të qytetit. Ajo është e ngjashme me një tornado, por ngre lart sasi të madhe dherash dhe pluhur.

Ajo formohet nga erëra të forta deri në 120 km/h por zakonisht është e padëmshme.

Pas shpërbërjes, qyteti i Korçës është mbuluar nga një re e madhe pluhuri.

FOTO: Tornado pazakontë rëre në Korçë
Korça pas tornados së rërës

Video