E TRISHTË/ Jetonte i vetëm, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë!

30 Dhjetor 2025, 14:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet i pajetë në banesë një i moshuar në lagjen 12 të qytetit.

Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga i moshuari.

84-vjeçari u gjet pa shenja jete pasi shërbimi zjarrfikës bëri hapjen e derës së banesës.

Sipas informacioneve, i moshuara jetonte i vetëm.

Ky nuk është rasti i parë kur të moshuar që jetojnë vetëm humbin jetën në banesë në qytetin e Korçës.

Policia po kryen veprimet procedurale lidhur me rastin.


Video