Hetuesi i BKH diplomohet në FBI, ambasada: SHBA do të forcojnë bashkëpunimin me SPAK!

30 Dhjetor 2025, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FBI/ Eduard Kaloshi

Ambasada Amerikanë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të forcojnë bashkëpunimin me SPAK për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme të sigurtë dhe të begatë.

Ambasada e SHBA ka publikuar ditën e sotme rastin e Eduard Kaloshit, hetuesit të SPAK dhe BKH, i cili është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Njoftimi i SPAK:

Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.


Video