E rëndë/ Po punonte në kantierin e "Univers City", 38 vjeçari bie nga kati i nëntë dhe vdes

22 December 2023, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ Po punonte në kantierin e "Univers City", 38
Po punonte në kantierin e "Univers City", 38 vjeçari bie nga kati i nëntë dhe vdes

Një person ka humbur jetën tragjikisht pak minuta më parë.

Sipas raportimeve, ka rënë nga kati i 9-të i një pallati një punëtor, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Ngjarja e rëndë është shënuar tek “Universe City”, në kryeqytet rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video