Ish-shefi i krimeve i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje: U dha autorëve FOTON e objektivit dhe u tha se...

22 December 2023, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-shefi i krimeve i përfshirë në një tjetër
Dedan Gjoni

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Mediet shkruajnë se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.

Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.

Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.


Video