Aksident i frikshëm: Makina përplas në vijat e bardha dhe hedh në ajër këmbësorin (Pamje të rënda)

21 December 2023, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm: Makina përplas në vijat e bardha dhe hedh
Pamje nga aksidenti

Një këmbësor është goditur nga një veturë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

I lënduari është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që shoferi i automjetit është dërguar në ndalim për 48 orë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet makina me shpejtësi të madhe teksa e përplas qytetarin në vijat e bardha të këmbësorëve.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujdes, pamje të rënda!

 


Video