Të shtënat me armë / Gazetari me bazë në Kosovë rrëfen tmerrin, i barrikaduar në universitetin e Pragës: Shpresoj të dalim gjallë

21 December 2023, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtënat me armë / Gazetari me bazë në Kosovë
Foto nga brenda sallës në universitetin e Pragës / X - Jakob Weizman

Gazetari i njohur me bazë në Kosovë, Jakob Weizman, ka mbetur prej disa minutash i bllokuar brenda një salle në Universitetin e Pragës, aty ku pak çaste më parë një person hapi zjarr.

Sipas policisë, nga ngjarja kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur, por numri i saktë i viktimave nuk bëhet i ditur.

Sipas Weizman, autori është vrarë, ndërsa ai është në pritje të evakuimit nga forcat speciale. Ai ka publikuar një foto ku tregon se ka barrikaduar derën e sallës, pak çaste para se autori të tentonte të hynte brenda.

“Aktualisht i mbyllur brenda klasës sime në Pragë. Autori ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Duke u lutur për të dalë i gjallë.

E mbyllëm derën përpara se sulmuesi të përpiqej ta hapte”, shkruan ai.


Video