Të shtëna me armë në Universitetin e Pragës, raportohet për viktima dhe të plagosur

21 December 2023, 16:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë në Universitetin e Pragës, raportohet
Foto nga vendngjarja

Policia çeke thotë disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë një universiteti në qendër të Pragës.

Sipas informacioneve paraprake incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.

Të shtëna me armë në Universitetin e Pragës, raportohet
Foto nga vendngjarja

Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe zona përreth janë mbyllur dhe rrethuar nga forca të shumta policie.

Policia tha se ngjarja po vazhdon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe të qëndrojnë brenda.

Motivet dhe dinamika e ngjarjes mbeten ende të paqarta.


Video