Rusia prezanton makinën 100% elektrike, tmerrohen qytetarët

20 December 2023, 17:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia prezanton makinën 100% elektrike, tmerrohen qytetarët
Makina elektrike ruse

Rusët kanë mbetur të habitur por edhe të shokuar me pamjen e makinës së parë 100% elektronike të prodhuar në vendin e tyre.

Modeli prototip i makinës “Amber” është ideuar dhe zbatuar nga Instituti Politeknik i Moskës që pretendon se motori, pjesët elektronike dhe çdo gjë tjetër janë prodhuar në vend.

Pjesët e trupit të makinës janë marrë nga një tjetër ikonë e automotivave ruse, “Lada”, ndërsa “risia” e kësaj makine është bateria që mund të merret me qira.

Mirëpo ajo që u ka rënë në sy rusëve por edhe miliona përdoruesve të tjerë në rrjetet sociale është pamja e makinës, që është shndërruar tashmë në objekt humori.

Pas ortekut të reagimeve të këqija nga publiku rus, ka reaguar edhe zëdhënësi i fabrikës Avtotor, i cili ka pohuar se ata nuk kanë lidhje me këtë makinë.

“Shfaqja e kësaj makine nuk ka asgjë të përbashkët me modelin elektrik Amber që po zhvillojmë. Fotot e shpërndara tregojnë platformën universale të përdorur për të testuar funksionimin e të gjitha sistemeve të makinës së ardhshme”, deklaroi ai.


Video