Vrasja e Vanesës/ “Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras”, një vit kërcënime, përndjekje dhe shantazh me video erotike

20 December 2023, 09:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Vanesës/ “Nëse nuk kthehesh me mua do të të

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Vanessa Ballan, 27-vjeçares, e goditur me thikë disa herë në fshatin Spineda në provincën e Trevisos. Bujar Fandaj, 41-vjeçari kosovar i arrestuar për krimin, jo vetëm që nuk pranoi fundin e lidhjes me viktimën, por edhe e kërcënoi për një vit.

"Nëse nuk kthehesh me mua do të vras", "nëse nuk kthehesh do t'i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë", ishin frazat drejtuar Vanesës, e cila vendos t'ia zbulojë partnerit Nicola, një dashuri që nisi që në adoleshencë, historinë e shkurtër që pati me 41-vjeçarin. Më 26 tetor ai denoncoi kosovarin, duke treguar kërcënimet dhe përndjekjet. Një denoncim që rezultoi i padobishëm deri në ngjarjen tragjike.

Megjithatë, pas ankesës situata dukej se po kthehej në normalitet. Sipas Il Corriere del Veneto, në fakt duket se kosovari ishte qetësuar, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij. Prokuroria, thonë hetuesit, nuk kishin marrë asnjë masë sigurie ndaj tij, pasi ishin në pritje të analizave të thelluara të telefonave të vrasësit të dyshuar dhe viktimës, të cilët ndërkohë kishin fshirë të gjitha mesazhet e shkëmbyera nga frika se do të zbuloheshin nga burri i saj.

Ndoshta lajmi i shtatzënisë së Vanessa-s, tre muajshe shtatzënë, përsëri sipas Il Corriere del Veneto, ka shkaktuar zemërim tek shqiptari, për të cilin nuk do të ishte më e mundur të takohej me viktimën në supermarketin ku ajo punonte, pasi të merrte lejen e lindjes.

Një vit kërcënime Bujar Fandaj kërcënoi dhe e përndoqi gruan për gati një vit, duke e shantazhuar dhe duke e kërcënuar se do t'ia zbulonte partnerit lidhjen e tyre, duke i treguar madje edhe disa video intime./VoxNews


Video