Kamber Hoxha u arrestua pas vrasjes së Arben Lleshit, emërohet drejtori i ri në burgun e Peqinit

22 December 2023, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kamber Hoxha u arrestua pas vrasjes së Arben Lleshit, emërohet

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Sipas report.tv, referuar burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.




Video