Ministri Hasani shpreh ngushëllimet për masakrën me 15 viktima në Pragë, nuk ka shqiptarë të lënduar

21 December 2023, 19:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri Hasani shpreh ngushëllimet për masakrën me 15 viktima
Pamje pranë skenës së ngjarjes

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për masakrën e ndodhur ditën e sotme n Universitetin e Pragës, ku një student hapi zjarr duke vrarë 15 persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”, shkruan Hasani në një postim në rrjetin social “X”.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme thotë se nga informacionet e deritanishme nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.

Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, thuhet në njoftim.


Video