Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 21 vjeçare është abuzuar seksualisht nga një shtetas i huaj i cili e kishte punësuar si dizajnuese për bizhu, punë që aktivitetin e kishte online, por kryhej në banesën e tij të marrë me qira në rrugën ‘’Bogdanëve’’,
E reja ka kallëzuar shtetasin e huaj M.F, 48 vjeç se teksa ndodhej në banesë për të ushtruar aktivitetin e punës më 1 dhjetor 2025, ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me të duke kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.
21 vjeçarja ka treguar në polici se marrëdhënia kishte vijuar detyrimisht pasi e kishte shantazhuar se do u tregonte familjarëve të saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.