Grabitet shkolla “Besëlidhja” në Lezhë, hajdutët marrin kompjuterët

15 March 2026, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grabitet shkolla “Besëlidhja” në Lezhë, hajdutët
Grabitet shkolla “Besëlidhja” në Lezhë

Një vjedhje është regjistruar këtë të diel në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në institucionin arsimor dhe kanë marrë disa kompjutera.

Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë këtë pasdite, ndërsa autoritetet e shkollës po bashkëpunojnë me policinë për të shqyrtuar pamjet nga kamerat e sigurisë, në përpjekje për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video