Del FOTO e Jurgen Gjonajt, vendosi tritolin në automjetin e Oltjon Klosit

16 Mars 2026, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jurgen Gjonaj

Publikohet fotoja e të dyshuarit për tritolin në makinën e Oltjon Klosit.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Jurgen Gjonaj, i cili sipas hetimeve dyshohet se ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në automjetin e Oltjon Klosit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se Gjonaj nuk ka vepruar i vetëm, por është ndihmuar nga gjashtë persona të tjerë në realizimin e ngjarjes. Sipas hetimeve, tritoli dyshohet se është vendosur për llogari të shtetasit Sabah Nuzi.




Video