E rëndë në Lushnje/Automjeti merr flakë nga një defekt, digjet drejtuesi dhe tre pasagjerët

3 August 2022, 23:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Lushnje/Automjeti merr flakë nga një defekt,
Ilustrim

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Shkak për zjarrin në mjet dyshohet të jetë bërë një defekt elektrik.

Ndërkohë që si pasojë e zjarrit kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë

Njoftimi:
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip "Golf" me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video