Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Burime zyrtare njoftojnë se një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.
Foshnja është dërguar në Spitalin e Korçës rreth orës 21:35 dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.