Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar mbi çmimet e një restoranti në Borsh.
Ai ka shpërndarë menunë e restorantit në rrjetet sociale, ku shihet se shalqini për 4 persona kushton 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa pjepër për 3 persona kushton 20 mijë lekë të vjetra.
Braçe e konsideron këtë si një poshtërsi dhe një çmenduri, teksa sipas tij, kjo ndodh për shkak se pronarët e restoranteve nuk presin faturë tatimore.
Braç shton më tej se këto çmime të larta sjellin boshatisjen e plazheve dhe bllokimin e tregut të frutave e perimeve.
Reagimi i plotë:
KJO ESHTE NJE MENU NE JUG, BORSH ME QARTE;
SHIHENI: SHALQI PER KATER PERSONA 3000 LEKE;
PJEPER PER TRE PERSONA 2000 LEKE.
Une uroj te jete gabim, sinqerisht, edhe pse kur shoh cmimet e tjera, nuk me duket qe ka gabim.
PRA, NDRYSHE, KJO ESHTE CMENDURI!
Me cmimin e sotem, 5 LEKE PER KILOGRAM, NJE SHALQI ME PESHE 10 KILOGRAME, KUSHTON 50 LEKE;
Nje shalqi me kete peshe mjafton per kater persona.
Pra nje SHALQI ME CMIM 50 LEKE TE SHITET PER 300 LEKE ESHTE POSHTERSI, ME 3000 LEKE ESHTE CMENDURI!
Une e di nga vjen kjo;
ARSYEJA ESHTE MOSPRERJA E FATURAVE, KUPONEVE FISKALE E KESHTU ME RRADHE!
Me to, as ma merr mendja se do ishin keto cmimet.
Ne fund, ju ne JUG, mos thoni “PLAZHET JANE BOSH”!
Po i zbrazni JU!
Jo vetem kaq, POR ME CMIMET TUAJA, PO TAPOSNI, BLLOKONI TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE!
