'Mos u merrni me këto punë, unë s'po dal dot", mesazhi i Brilant Martinaj pak ditë para se të vdiste

20 July 2022, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Mos u merrni me këto punë, unë s'po dal dot",
Brilant Martinaj

Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, i vrarë të dielën e 17 korrikut, njihej për rekorde të shumta kriminale.

Por në muajt e fundit kishte arritur t'i mbyllte punët me organet e drejtësisë.

Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë, shkruan report tv.

“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur.

 


Video