Do merrej në pyetje nga policia për vrasjen e 3-fishtë në Fushë Krujë, flet Ramazan Rraja

20 July 2022, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do merrej në pyetje nga policia për vrasjen e 3-fishtë në
Ramazan Rraja dhe 3 viktimat

Ramazan Rraja reagon per News24, pasi policia kërkoi dëshmine e tij për masakrën te mbikalimi i Fushë Krujës.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 ditë kur kam vizituar familjen. Policia po më sulmon qëllimisht, më akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja.

Më herët u raportua se policia kërkoi marrjen e dëshmisë së Ramazan Rrajës, Endrit Dokles dhe një numri të madh personash të tjerë me aktivitet në zonën e Niklës në lidhje me atentatin me tre të vdekur fundjavën e kaluar në Fushë Krujë.

Po ashtu është kërkuar marrja në pyetje edhe e Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit si edhe e nipit të ish-policit të vrarë, Xhelal Reçi.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, të cilët u vranë te mbikalimi i Fushë Krujës nga një skudër komando, me njohuri të avancuara të përdorimit të armëve.

 


Video