E rëndë në Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare, nënë e katër fëmijëve. Autori ekzekutohet nga policia (FOTO)

22 October 2025, 20:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare,
Savannah Kulla

Një 29-vjeçare shqiptare e identifikuar si i Savannah Kulla është qëlluar për vdekje me armë nga partneri i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, kur burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

E rëndë në Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare,
Pamje nga vendngjarja

Nëna e Kullës tha për mediat kanadeze se nuk e kishte besuar kurrë se diçka e tillë do t'i ndodhte vajzës së saj. "[Ai ishte] aq i dashuruar me të, kjo është ajo që më ka tronditur. Si i çmendur pas saj... deri në atë pikë sa ishte i fiksuar", tha ajo.

E rëndë në Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare,
Anthony Deschepper

Ajo tha se Kulla kohët e fundit ishte ndarë nga ai. "Kohët e fundit më ka thënë se duhet të largohem prej tij", tha Karen.

"Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte "kjo ka mbaruar" dhe kjo është ajo që bëri në fundjavë", tha Karen.

Nëna e Kullës konfirmoi se Savannah kishte një vajzë me Deschepper dhe tre djem të tjerë që aktualisht janë me babanë e tyre, ish-partnerin e Savannah.

E rëndë në Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare,

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.

E rëndë në Kanada/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare,



Video