E pësojnë dy “të fortët” që rrahën të moshuarin në sytë e nipit në Tiranë

15 November 2022, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E pësojnë dy “të fortët” që rrahën

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë ku dy persona kanë dhunuar një të moshuar. Policia bën me dije se ka nisur hetimi për R. N., 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. S., 31 vjeç. Dhuna fizike ndaj të moshuarit ndodhi në zonën e “Astirit”.

Policia reagoi pas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale. Në pamje shihet teksa i moshuari përplaset me dy personat në fjalë ndërsa ata e qëllojnë me shuplaka. Në video dëgjohen dhe të qarat e djalit 7-vjeçar, i cili mendohet se është nipi i ti.

Video e postuar nga JOQ


Video