E rëndë në Durrës/ Ishte duke vendosur një tendë, bie nga kati i tretë dhe vdes 54-vjeçari

15 November 2022, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Durrës/ Ishte duke vendosur një tendë,
Petrit Lutfi Minçe

Ditën e djeshme ka humbur jeten aksidentalisht në lagjen Nr. 6 të qytetit të Durrësit, punëtori 54-vjeçar Petrit Lutfi Minçe. Në vendin e ngjarjes ende kanë mbetur veglat e tij të punës me të cilën po punonte. Nga pamja duket qartë se kabulli i pajisjes është shkëputur.

Minçe ishte duke vendosur një tendë në një prej apartamenteve në pallatet e lagjes Nr.6, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga kati i tretë i godinës.

Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore, 54-vjeçari humbi jetën në spital. Ai la pas 3 fëmijë, familjarët njoftojnë se varrimi i Titit, siç njihej nga të gjithë, do të bëhet në orën 14.00.


Video