Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Fierit ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur më 13 Korrik në plazhin e fshatit Ndërnënas i përket 40-vjeçarit nga Durrësi, Artur Buzhiqi.
Babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit më 9 korrik, teksa një ditë më pas u denoncua nga familjarët në Komisariatin e Policisë Durrës për largim nga banesa.
Ai u gjet më 13 Korrik në grykëderdhjen e lumit Seman në Fier nga banorët e zonës, teksa ishte i veshur vetëm me mbathje plazhi.
Familjarët dyshojnë se Artur Buzhiqin e kanë vrarë.
Motra e Arturit, Rajmonda Buzhiqi e tronditur, gjatë një interviste televizive ngriti dyshimet se i vëllai i saj mund të jetë vrarë, teksa ka kërkuar që të verifikohen mesazhet kërcënuese të mbërritura në telefonin e tij.