Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Kastriot të Dibrës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar rëndë dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ata ishin duke udhëtuar nga Dibra në drejtim të fshatit Reç.
Detajet e aksidentit janë ende të paqarta, sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.