DETAJE/ E reja mbyllet në banesë në katin e 8-të dhe nuk hap derën: Jam dhunuar nga...

9 Janar 2025, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje dalin nga ngjarja në zonën e Astirit, ku një vajzë ka njoftuar policinë se është dhunuar nga disa persona dhe është mbyllur në banesë në katin e 8-të të pallatit.

Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

“Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares”, informon policia.

Policia ka shkuar në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë, ndërsa po negociohet e vajzën për të hapur derën, pasi e ka mbyllur.

Njoftimi i policisë:

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

Video