Fushata e fshehtë në Facebook për votën e Diasporës, kush është...
24 Janar, 09:02Fokus
Një 15-vjeçar tentoi t’i japë fund jetës në Pogradec.
15-vjeçari, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës në Pogradec, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Dyshohet se shkaku që e ka çuar deri në marrjen e këtij vendimi për t’i dhënë fund jetës ka qenë ndarja me një bashkëmoshatare të tij.
Policia sqaron se 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë dhe reagimit të menjëhershëm nga prindërit që e gjetën dhe më pas nga bluzat e bardha.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, pasi një 15-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente, në banesë.
Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.