Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit gjatë seancës në GJKKO këtë të enjte në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Sokol Sanxhaktarit.
Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe përplasjen e dhe të pandehurve apo avokatëve në proces, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
“Mu premtuan 200 mijë euro nga Franca Çapaj për eliminimin e Sanxhaktarit”, ka deklaruar ai por “porosia” nuk është kryer pasi atë ditë është vënë pranga.
“Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çapja”, ka deklaruar ai. Seanca u shty për në datën 14 janar.
Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari janë dënuar me burg për vrasjen e shokut të tyre të fëmijërisë Florenc Lamçaj, gjatë një sherri në një lokal në Elbasan.