Dogana bllokon 48 shihe vere kontrabandë në Vlorë

29 June 2026, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dogana bllokon 48 shihe vere kontrabandë në Vlorë

Një kontroll i Doganës në Vlorë ka zbuluar të fshehura brenda një kamioni 16 koli verë të kuqe të padeklaruara.

Vera, prodhim italian, rezulton se është produkt i Cantina Della Corte, e kuqe, me 16% alkool.

Pas zbulimit të tentativës së kontrabandës, transportuesi është gjobitur me trefishin e vlerës së zhdoganimit dhe ka kryer edhe praktikën doganore.

Vera është produkt akcize dhe, në regjimin doganor, konsiderohet ndër produktet me rrezik të lartë për kontrabandën nëpërmjet kalimit kufitar me vendet fqinje.


Video